Këngtare-t Fejohen

Aurela Gace fiton "Kenga Magjike 2007"

Sapo ka perfunduar edicioni i fundit i festivalit "Kenga Magjike 2007" ku fituese e vendit te pare eshte shpallur Aurela Gace, pasuar ne renditje nga Flori & Soni,Elvana Gjata dhe Jehona Sopi. Per informata me te hollesishme ju njoftojm brenda kohes.

Elsa Lila prezantuese e festivalit të RTSH-së

Nga kënga ka provuar të kalojë në botën e modës, si modele. Nga skena e një koncerti e festivali ka kapërcyer në xhirimin e një filmi, si aktore. Dhe eksperimentet duket se nuk mbarojnë me kaq. Elsa Lila është gati të shënojë kthesën e radhës. Do të ngjitet në arenën e festivalit të madh tradicional të Radio Televizionit Publik Shqiptar, si prezantuese.
Elsa, 26-vjeçare, tashmë i ka lënë të gjitha angazhimet e saj në Itali dhe ka mbërritur në Tiranë për t’ia kushtuar kohën përgatitjes së saj për edicionin më të ri të Festivalit të këngës në RTSH.
Me të mbaruar festivalin ajo do të largohet nxitimthi për në Itali, për të vijuar projektin e saj, të cilin iu desh ta bllokonte vetëm për një muaj. “Ia vlen kur e bën për festivalin nga i cili unë kam dalë. Nëse s’do kishte qenë ky festival, ndoshta unë s’do të kisha bërë asgjë nga çfarë kam bërë në gjithë këto kohë. Ndaj ndjej se duhet ta jap kaq kontribut”, ka thënë ajo për mediat shqiptare.

Blero konkuron ne festivalin e RTVSH-së

Blero këtë herë synon më lart. Veç evenimenteve si Top Fest këtë rradhë ai ka menduar të konkurrojë në festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. Sapo ka përfunduar këngët e cila sipas disa burimeve do të vijë më të vërtetë mirë në veshin e publikut.
Sipas të dhënave në internet Blero është shprehur se për këtë pjesëmarrje të tij në festivalin shqiptar po kujdeset edhe kompania që menaxhon këngëtarin në Suedi e cila gjithashtu do të promovojë këngën në këtë vend.
Nuk dihet ende performanca që ka zgjedhur Blero për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, ku siç dihet këndojnë profesionistët e vërtetë të këngës, të cilët i qëndrojnë besnikë skenës së vetme që ofron Eurovisionin

Fejohet Shpat Kasapi?

Një lajm i keq për të gjitha vajzat: As mos shpresoni që bukuroshi nga Maqedonia, Shpat Kasapi, do t’ua hedhë sytë tash e tutje. Pse? Po sepse jo vetëm që lidhja e tij e shumëpërfolur me Afërdita Dresajn, shoqëruesja e parë e "Miss Shqipëria 2007", është e vërtetë, por dashuria e tyre pritet të kurorëzohet së shpejti.
Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë, njofton gazeta tiranase “Koha Jonë”. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë, sipas kësaj gazete, është e sigurt: “Shpati nuk është më i lirë”.

Adelina Ismaili i rikthehet kenges para publikut ne Gjilan

 
Çdokush ishte kurioz të shihte këngëtaren, gjëndjen e saj pas kaq e kaq kohësh e mbyllur në shtëpi. Syri vigjilent nuk i ka shpëtuar asnjë detaji që kishte lidhje me Adelinën. Të gjitha lëvizjet e saj ndiqeshin me kujdes, madje nga hutimi përgjatë minutave që këndoi nuk ka patur asnjë koment nga të pranishmit, duke I lënë ato për më vonë, pas tubimit. Ajo gjithnjë ka kënduar nëpër fushatat zgjedhore të LDK-së dhe njihet si një adhuruese e flaktë e këtij subjekti politik, e në veçanti për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Në fakt askush nuk e priste që këngëtarja e mirënjohur të dilte tani në skenë, por si gjithnjë ajo ka ditur të befasojë publikun. Adelina edhe kësaj radhe është paraqitur e fortë dhe guximshme.
Bëhet fjalë për një kohë të gjatë që nuk ka bërë asnjë hap në karrierë, ndërkohë që flitej se ajo po vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe se po shërohej diku jashtë shtetit. Për më tepër zërat flisnin se një periudhë kohe ajo i ishte kushtuar vetëm lidhjes së saj me të dashurin, policin tashmë të ndjerë Triumf Riza. Por pas vdekjes së Rizës, me të cilin Adelina ishte në lidhje për një kohë të gjatë, ajo nuk ka folur asnjëherë për mediat, dhe nuk ka komentuar asnjë nga thashethemet përfshirë edhe atë se ajo po priste një bebe, nga lidhja me Triumfin. Por nuk është fshehur në ditën kur u bë varrimi, ku është parë duke qarë mbi varrin e tij, ndërsa në përkujtimet që i ka bërë të dashurit nëpër të përditshmet kosovare, është betuar se amanetin e tij do ta çojë deri në fund.

Soni: Flori më ka bërë njeriun më të lumtur në botë

"E dua sepse më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Është dhurata më e bukur e jetës sime", ka deklaruar këngëtarja Soni Malaj, në një intervistë për gazetën Shekulli, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë i pëlqen te partneri i saj Florian Mumajesi.
“E veçanta në çiftin tonë është që e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njeri-tjetrin. Përveçse kemi shumë gjëra të përbashkëta, kemi shumë dialog dhe e duam njëri-tjetrin pa kufij”, ka thënë ajo.

Ndërkaq Flori e ka përshkruar Sonin si person të mrekullueshëm, të dashur me njerëzit dhe të matur. “Është e mrekullueshme në raport me njerëzit. Është e matur, e komunikueshme. Por ajo që pëlqej më shumë është që ajo më dashuron shumë dhe unë gjithashtu”, ka thënë ai.

Soni dhe Flori së fundi kanë realizuar edhe një këngë R&B dhe soul në duet, që quhet "Fluturimi 3470".
Mirë Se Vini
 
MIrë Se Vini
 

Kalendari 2008
 

Lajmet Më Te Reja
 
Dërgo Komente
 

 
Heute waren schon 1 Besucher (73 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden