Mirë Se Vini Në www.ton1b.de.tl
 

Mirë Se Erdhët Ne www.ton1b.de.tl

 Staffi i www.ton1b.de.tl me sinqeritet te madh ju uron mirë se ardhje ne faqen ton dhe shoqerin virtuale qe mundeson forumi. Kemi pershtypjen se te gjithe do mbeteni te kenaqur me ato qe mundesojm dhe ju ofrojmë. Se shpejti per ju do kemi edhe foto galerine si me pare edhe shume surpriza te tjera.Për çdo problem Kontaktoni ne e-mail adresen:ton1.b@hotmail.com 

  hatecapumindfboozekami
 


Foto Galleri
SIB_WandRoses_Rose-Glass.jpg
SIB_WandRose ...
  
94ff4ea61d98ff2.jpg
94ff4ea61d98 ...
  
8371iris.jpg
8371iris.jpg
  
87.jpg
87.jpg
  
dsc03336lz5.jpg
dsc03336lz5. ...
  
CAJ5H8GQ.png
CAJ5H8GQ.png
  
pic1074.jpg
pic1074.jpg
  
dibra e madhe 15.jpg
dibra e madh ...
  
CD.jpg
CD.jpg
  
qzlkjflkqv.jpg
qzlkjflkqv.j ...
  
DSC03377.jpg
DSC03377.jpg
  
123205388645785a32123c5.jpg
123205388645 ...
  
ciftelia.jpg
ciftelia.jpg
  
Artistike2.jpg
Artistike2.j ...
  
48503403.jpg
48503403.jpg
  
Zanfina Ismaili.jpg
Zanfina Isma ...
  
Romina Alku665.jpg
Romina Alku6 ...
  
Adelina Ismaili7.jpg
Adelina Isma ...
  
Brikena Beqiri.jpg
Brikena Beqi ...
  
DSC03369.jpg
DSC03369.jpg
  
Matilda Mcini56.jpg
Matilda Mcin ...
  
Ledina Çelo1.jpg
Ledina Çelo1 ...
  
938473a04dac6dc.jpg
938473a04dac ...
  
Pavaresi2.jpg
Pavaresi2.jp ...
  
Pamje nga Shkupi 2.jpg
Pamje nga Sh ...
  

 www.ton1b.de.tl



Video Clipe

                    

                                             www.ton1b.de.tl




DELL zbulon detajet e laptopit të vet ultraminiatural
Jun 13, 2008 - 12:26 PM - Nga www.ton1b.de.tl
DELL zbulon detajet e laptopit të vet ultraminiatural



Tregu i laptopëve ultraminiatural po bëhet çdo ditë e më i pasur, derisa pas disa varianteve të EeePC-ve, pajisjeve të holla të këtij lloji si ai MacBook Air nga Apple apo Lenovo X300, në garë është përfshirë edhe Dell.
Kah fundi i muajit të kaluar ju kemi informuar për laptopin miniatural të vërejtur nën dorën e njeriut të parë të Dell-it, Michael Dell. Siç po del, bëhej fjalë për pajisjen e emëruar Dell E.

Pajisja është paraqitur në dy variante - Dell E me ekran prej 8.9 inçësh, i cili ka për qëllim të konkurrojë me atë Eee 900 të kompanisë Asus dhe 12.1-inçëshi Dell E Slim, i cili megjithatë vë në shënjestër pjesë të tregjeve të cilët i sundojnë MacBook Air e Lenovo X300.

Të gjitha modelet mund të blihen në variantet Windows apo Linux, do të përmbajnë procesorin Diamondville të Intelit, RAM sipas dëshirës së shfrytëzuesve, derisa do të jetë e mundur të zgjidhen edhe disa variante të hapësirës së dhënave flash. Çmimi fillestar i Dell E nis nga 299 dollarë.
Tet megapiksele ne telefon celular
Jun 12, 2008 - 2:19 PM - Nga www.ton1b.de.tl
Tetë megapikselë në telefon celular


Kanë rrjedhë informatat se Sony Ericsson së shpejti do të mund të paraqes celular rrëshqitës i cili do të ketë kamerë të integruar me rezolucion prej 8.1 megapikselash.
Emri i ri i Sony Ericssonit të ri, i cili sipas thashethemeve të pavërtetuara do të duhej të publikohej më 17 të këtij muaji, është C905, derisa lista e mundësive të tij është aq e gjerë saqë tingëllon pak si tepër mirë.

Siç edhe e përshkruan shenja në emërtim, bëhet fjalë për fotoaparat Cybershot, e këtë e konfirmon edhe kamera me rezolucion prej 8.1 megapikselë – që është edhe më së shumti që është integruar deri më tani në ndonjë celular. Kamerës i janë bashkuar edhe blici ksenon për fotografi dhe foto-ndriçim për incizimin e video dosjeve. Fotoaparati nuk mbetet aspak prapa pajisjeve tjera të pavarura CyberShot sipas teknologjive që mbështet, prandaj këtu gjenden Face Detection, stabilizimi i fotografisë, largimi automatik i ngjyrës së kuqe nga sytë dhe Smart Contrast.

Fotografitë dhe filmat e punuar me C905 pronarët e ardhshëm do të mund t’i shfletojnë në ekranet me rezolucion prej 240 x 320 piksela, por edhe në televizorë, falë daljes së integruar TV. Fotoaparati mbresëlënës digjital nuk është gjëja e vetme me të cilin C905 do të mund të
.
Projektor mobil për iPhone
Jun 12, 2008 - 10:57 AM - Nga www.ton1b.de.tl
Projektor mobil për iPhone




Është e vërtetë se iPhone ka ekran të madh, mirëpo kur dëshironi të shikoni ndonjë film me shoqërinë, ky ekran nuk do të jetë i mjaftueshëm as për ju, e lëre më për ata. Prandaj këtu është projekti mobil me ndihmën e të cilit do të mund të kënaqeni me të vërtetë me përmbajtjet video, të cilat i keni ruajtur në iPhone.
Pajisja e kompanisë Honlai quhet QingBar MP101 dhe punon krejtësisht thjeshtë: kyçni iPhone (apo iPod Touch) në të dhe ajo punon. Me të vjen edhe dizajni i shkëlqyeshëm, prandaj kjo pajisje do të duket shumë bukur në tavolinën tuaj, dhe është në pajtueshmëri me kërkesat e mëdha të produkteve të kompanisë Apple.

Fakteqësisht, nuk kemi arritur të gjejmë detajet specifike, mirëpo ajo që dimë është se ka kontrast 200:1, që nuk është edhe ndonjë gjë shumë e jashtëzakonshme.

www.apple.com
Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje
Jun 11, 2008 - 11:17 AM - Nga www.ton1b.de.tl
Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje




Të martën në Berlin ka filluar konferenca e Hewlett Packardit, ‘Connecting Your World’, në të cilën kompania paraqet produktet për shfrytëzuesit nga regjioni EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë). Në mesin e serisë së produkteve të HP-së theksohet desktopi të-gjitha-në-një (All-in-One) i ndjeshëm në prekje.
HP TouchSmart All-in-One në fakt është i madh, me ekran 22-inçësh në të cilin është vendosur kompjuteri komplet, derisa në aplikacionet multimediale qasja është e ngjashme me aplikacionet e celularit iPhone.

Kështu, me prekjen me gisht, mund të udhëhiqni me fotografi, muzikë, video materiale, internetin, televizionin, etj. Pajisja përmban procesor IntelCore 2 Duo, derisa ka të integruar DVD burner, WLAN si dhe teknologjinë Ambient Light e cila i mundëson kompjuterit të ndriçojë në terr.

Në treg (jo në tonin) arrin në muajin gusht të këtij viti, derisa çmimi i rekomanduar është 1.399 euro.

Pos TouchSmart, HP ka paraqitur njëmbëdhjetë laptopë dhe ekranin LP2480xz, që u dedikohet personave të cilët merren me grafikë, i cili shfaqë mbi një miliard ngjyra, derisa HP këtë pajisje e ka zhvilluar në bashkëpunim me studion filmike DreamWorks.
iPhone i ri 3G
Jun 11, 2008 - 11:17 AM - Nga www.ton1b.de.tl
iPhone i ri 3G




Apple ka paraqitur iPhone-in e ri të përmirësuar sipas standardeve 3G, me lidhje më të shpejtë në internet dhe navigim satelitor, dhe atë me çmim më të lirë, prej 200 dollarësh. Qëllimi i kompanisë është që deri në fund të vitit të shes 10 milionë pajisje të tilla.
Analistët kanë vlerësuar se Apple ka zvogëluar çmimin e pajisjes së tyre multimediale dhe e ka përmirësuar sipas të ashtuquajturave standarde 3G, gjeneratës së tretë të telefonave celularë, për ta përmbushur qëllimin e kompanisë për të shitur 10 milionë iPhone deri në fund të vitit 2008.

Modeli iPhone prej 8 gigabajt do të shitet për 199 dollarë nga 11 korriku i këtij viti, ka lajmëruar Apple. Modeli prej 16 gigabajt do të kushtojë 299 dollarë.

Shitja e iPhone do të fillojë njëkohësisht në 22 shtete të botës.

Apple ka nënshkruar marrëveshje me operatorët e telefonisë mobile në gjithsej 70 shtete, të cilët do të mbështesin iPhone-in e ri.

AT&T, operator ekskluziv për celularin multimedial të Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pohon se parapagimi i tij mujor për iPhone do të fillojë me 39.99 dollarë, plus 30 dollarë për..
Ofruesit e shërbimeve, rreptë kundër pedofilisë
Jun 10, 2008 - 3:41 PM - Nga www.ton1b.de.tl
Ofruesit e shërbimeve, rreptë kundër pedofilisë




Ka ndodhur një kthesë e madhe kundër pornografisë online të fëmijëve. Ofrues të caktuar amerikan të shërbimeve për qasje në internet kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me avokatin e shtetit federal New York, sipas së cilës me të gjitha fuqitë do të tentojnë të largojnë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me këtë mortajë të internetit.
Verizon, Sprint dhe Time Warner Cable janë pajtuar me avokatin e shtetit të New Yorkut, Andrew Cuom, se do të bëjnë çdo gjë, brenda fuqive të tyre, për të larguar grupet e interesit (grupet e lajmeve) dhe faqet që kanë të bëjnë me çfarëdo lidhje me shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.

Kjo është një kthesë e madhe, duke marrë parasysh se qëndrimi i ofruesve amerikan të shërbimeve të internetit deri më tani ka qenë se nuk janë përgjegjës për veprimet e shfrytëzuesve të tyre.

Se në çfarë mënyre nga tabori i Verizon, Sprint dhe Time Warner Cable planifikojnë të zbatojnë në vepër këtë vendim, tani për tani mbetet e panjohur, mirëpo ajo që dihet është se fillimisht këtë do ta bëjnë vetën në shtetin New York, e më pas në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA: Superkompjuteri më i shpejtë në botë
Jun 10, 2008 - 3:39 PM - Nga www.ton1b.de.tl
SHBA: Superkompjuteri më i shpejtë në botë




Shkencëtarët amerikanë e kanë promovuar superkompjuterin më të shpejtë në botë.
Makina e kompanisë IBM, e quajtur Roadrunner, është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë) kalkulime në sekondë dhe është dy herë më e shpejtë se superkompjuteri më i shpejtë aktualisht në botë.

Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar në Los Alamos, dhe kryesisht do të përdoret për t'i monitoruar stoqet bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Kompjuteri gjithashtu do të shfrytëzohet për kërkime në astronomi, gjenomikë dhe ndryshimet klimatike.

Roadrunner ka në vete komponentë, të cilët fillimisht ishin dizajnuar për të famshmin Sony PlayStation 3

Mp3 Shqip


 
 

Mirë Se Vini
 
MIrë Se Vini
 

Kalendari 2008
 

Lajmet Më Te Reja
 
Dërgo Komente
 

 
Heute waren schon 1 Besucher (8 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden